Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në Policinë e Kosovës, ku në shumicën e rasteve të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Prishtinë, në orën 07:00, është arrestuar një grua pasi, pas një mosmarrëveshjeje verbale me familjarët, dyshohet se ka ushtruar dhunë. Me vendim të prokurorit ajo është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në Drenas, në orën 03:00, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë ëshët shënuar edhe një rast tjetër i dhunës ne familje viktima, një grua kosovare, ka raportuar se më 13.02.2026 rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar.
Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe hetimet janë duke vazhduar.
Në Fushë Kosovë, në orën 20:00, është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rast tjetër është raportuar në Peja në orën 00:45, ku një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Në Gjakovë ,në orën 10:00, është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Një burrë është arrestuar në Gjakovë në orën 10:00 pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
