UBT News

Shtatë dokumentarë të sportit nga Kosova do të shfaqen në Milano të Italisë

Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se festivali i 38-të Botëror i Filmit Sportiv “Milano 2020”, i paraparë të organizohet prej 7-11 nëntor në Milano të Italisë, do të mbahet vetëm online, pas masave strikte të marra nga Qeveria e Italisë, shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19.

Gjatë festivalit pesë ditësh, do të shfaqen edhe shtatë filma/dokumentarë të sportit nga Kosova, të cilët u shfaqën edhe në Festivalin e 1-rë Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të shtatë filmat/dokumenarët tanë janë në konkurrencë me qindra filma të 123 shteteve për të fituar çmime.

Exit mobile version