UBT News

ShSKUK: 138 pacientë në trajtim nga COVID-19, 99 në oksigjenoterapi

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 138 pacientë.

Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, tre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjenoterapisë.

Në bazë të raportit ditor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) thuhet se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 86 pacientë.

Raporti i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë:

1 pacient është në gjendje të rënduar

26 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

71 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 23 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë:

31 të konfirmuar pozitivë

28 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

Exit mobile version