UBT News

Shqiptohen mbi 2 mijë e 500 gjoba për vetëm 24 orë

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 506 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, 19 me të lënduar, ndërsa 34 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu policia ka arrestuar 29 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /UBT News/

Exit mobile version