Qytetarë të shumtë nuk po përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.
Me këtë rast, Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për gjithë ata të cilët nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.
Gjatë së hënës policia shqiptoi 498 gjoba.
Ndërkohë që nga java e fundit e gushit numri i rasteve të vdekjeve por edhe i rasteve pozitive shënuan rritje, për çka u ndërmorën edhe masat antiCOVID-19.