UBT News

Shqiptohen 405 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Po vazhdojnë gjobat ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 405 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat që u vendosen për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtës nga koronavirus.

Ndërsa një ditë më parë ka pas numër më të madh të gjobave. Policia njoftoi për 539 gjoba ndaj qytetarëve që përfillen masat kundër COVID-19.

Aktualisht në vend janë 21 mijë e 668 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version