Një ditë më parë, stilistja shqiptare e veshjeve për gra, Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj.
Ajo mori vendin e parë, mes 1,900 aplikantëve nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 € dhe menaxhimin 1-vjeçar nga fondacioni i njohur.
Lidhur me këtë sukses, ka reaguar mëngjesin e sotëm, edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në Facebook, një foto të Nensit me çmimin e fituar dhe disa nga punimet e saj./dritare.net