UBT News

Shqipëria zhgënjen në ‘Air Albania’

Shqipëria ka lëshuar tri pikë të arta në shtëpi, pasi shihej favorite, duke pësuar humbje me rezultat minimal 0-1 nga Lituania.

Pas fitores 0-2 në Bjellorusi, Kombëtarja shqiptare kërkoi pikët e plota në Air Albania kundër Lituanisë, për të qëndruar në krye të Grupit 4 të Ligës C.

Por, kuqezinjtë zhgënjyen me paraqitjen në këtë mbrëmje dhe pësuar humbje 0-1 nga Lituania.

Donatas Kazlauskas shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Shqipërisë dhe daljes së gabuar të Thomas Strakoshës, për të realizuar golin e fitores për të tijtë.

Deri në fund, Shqipëria u mundua me të gjitha forcat, por nuk arriti që të gjejë të paktën golin e barazimit.

Pas kësaj humbje, Shqipëria renditet e dyta në Grupin 4 të Ligës C, me 3 pikë.

Grupi është shumë interesant, pasi të gjitha e ka mposhtur njëra tjetrën dhe pas dy ndeshjeve, kanë nga 3 pikë. /Gazeta Express/

Exit mobile version