Shqipëria zyrtarisht ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID nga Pfizer. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Shoppingu im në New York ka mbaruar me sukses. Kemi dakordësi me akt normativ të firmosje së konstratës, sipas marrëveshjes së miratuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë në bazë të termave dhe të procedurës tip të kompanisë me të gjitha vendet pa përjashtim. 10.750 vaksinat e para të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri në fillimin e javës së tretë të janarit. 30.250 doza të tjera do të mbërrijnë në Shqipëri në muajin shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit. Kjo është është nisja më e mirë e mundshme të këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së këtij armiku të padukshëm”, ka thënë Rama.
Shefi i Qeverisë shqiptare njoftoi se një sasi e vaksinave do t’i ofrohet Kosovës.
“Nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në pritje. Nuk ia zgjidhin këtë hall, por do i ndihmojnë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për bluzat e bardha në mënyrë që heronjtë e vijës së parë në Spitalin e Prishtinës të nisin në të njëjtën kohë vaksinimin me heronjtë tanë”, ka thënë Rama./UBTNews