UBT News

Shqipëria pranon në fundjavë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se në fundjavë do të mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca në Shqipëri.

Rama shkroi në Facebook se Shqipëria synon të tejkalojë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit. Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira”, shkroi ai në Facebook.

🔴 TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA💪 Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e…

Posted by Edi Rama on Thursday, April 15, 2021

Në Shqipëri fushata e imunizimit kundër COVID-19 ka filluar zyrtarisht në muajin janar./UBTNews

Exit mobile version