7 mijë e 20 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kanë arritur mbrëmë në Shqipëri. Ndërsa ditëve në vijim pritet të arrijnë edhe doza të tjera të vaksinave Pfizer, AstraZeneca, Sinovac e Sputnik.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa u shpreh se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë.
“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.
🔴 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të…
Posted by Edi Rama on Monday, April 12, 2021
Në Shqipëri vaksinimi ka filluar në muajin janar./UBTNews