UBT News

Shqipëria përballet me Suedinë në miqësoren e dytë dhe të fundit të marsit

Shqipëria sot (25 mars) zhvillon miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj, ku do të përballet me Suedinë në “Friends Arena”, me fillim nga ora 19:00.

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi disfatë ditë më parë, ku humbi me rezultat 3-0 ndaj Kilit në Parma, andaj Sylvinho do të synojë të mbyllë këtë fazë me fitore.

Në anën tjetër, Suedia është një kundërshtar mjaft serioz dhe i vështirë, i cili po ashtu do të tentojë fitoren.

Lojtarët tanë janë në dijeni se kanë nevojë që të përmirësohen në të gjitha repartet, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për Euro 2024 dhe një fitore ndaj Suedisë do të ishte e mirëseardhur./UBTNews/

Exit mobile version