Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë.
Cepee Tabibian, eksperte për lëvizjet jashtë vendit, tregon se cilët faktorë i bëjnë disa vende më mikpritëse se të tjerat.
“Vendet europiane më mikpritëse për amerikanët ofrojnë viza të përshtatshme, kosto të ulët jetese dhe një klimë sociale të hapur. Prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë. Këta faktorë i bëjnë këto destinacione ideale për një fillim të ri jashtë SHBA”.
Në moshën 35 vjeç ajo vendosi të braktis Teksasin për tu zhvendosur në Spanjë pa plan të qartë dhe me shumë pikëpyetje.
Ndryshimi erdhi menjëherë. Larg rutinës së zakonshme të punës 9-me-5, zbuloi pasionet e vërteta: shkrimin, krijimin e përmbajtjes dhe ndërtimin e komunitetit. Vetëm 18 muaj më vonë, themeloi She Hit Refresh, një platformë dhe komunitet që ndihmon gratë mbi 30 vjeç të kuptojnë dhe përshpejtojnë procesin e zhvendosjes jashtë vendit
Shumë prej atyre që duan të largohen nga SHBA nisin me një pyetje të vetme, por të rëndësishme: Ku duhet të shkoj?
Spanja
Një zgjedhje e preferuar për amerikanët, falë vizave për nomadë dixhitalë e qëndrimit pa punë, kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe kulturës sociale që vlerëson lidhjen mes njerëzve. Sipas përvojës, banorët ndajnë kohë për njëri-tjetrin, mblidhen dhe bisedojnë për orë të tëra.
Megjithëse anglishtja nuk flitet gjerësisht e qytete si Barcelona përballen me mbingarkesë turistike, shumë qytete dhe fshatra më të vegjël janë të gatshëm të presin të ardhurit. Në Madrid, autorja e rrëfimi gjeti një komunitet njerëzish që kishin braktisur rrugën tradicionale të suksesit për të ndjekur një jetë më të lirë e krijuese, duke lënë punën me orar të plotë për të dhënë mësim, punuar në mënyrë të pavarur dhe për të ndërtuar një biznes të vetin.
Aktualisht ajo jeton në Málaga, një qytet që ka tërhequr evropianë për pushime prej dekadash. Banorët janë të hapur ndaj të huajve, gjë që ka bërë më të lehtë krijimin e miqësive dhe ndjesinë e të qenit në shtëpi.
Portugalia
Një nga vendet më të hapura ndaj dixhitalëve nomadë në Europë, falë stilit të relaksuar të jetesës, pranisë së gjerë të gjuhës angleze dhe opsioneve të shumta për viza. Përveç vizës për nomadë digjitalë, ofron edhe vizën D7, që u lejon amerikanëve me të ardhura pasive të qëndrueshme të jetojnë në vend.
Qytetet si Lisbona e Porto përballen me sfida nga mbingarkesa turistike. Në Algarve, emigrantët tërhiqen nga kombinimi i vendasve e të huajve si dhe klima mesdhetare, gjeografikisht ndodhet në brigjet e Atlantikut. Ishujt Madeira e Azoret ofrojnë përvojë të veçantë për ata që kërkojnë natyrë të paprekur e ritëm jetese të qetë.
Siguria, përballueshmëria dhe komunitetet të konsoliduara të të huajve e bëjnë Portugalinë një zgjedhje ideale për gratë që udhëtojnë vetëm, familjet dhe pensionistët.
Franca
Ofron stil jetese më të ngadaltë e cilësor që po tërheq amerikanëT. Një shembull është Mary Alice Duff, e cila la pas ritmin e vrullshëm të Filadelfias për qetësinë e jugut të Francës, tani shijon shëtitjet me biçikletë drejt plazhit me vajzën e saj, transportin publik falas dhe një rreth miqsh ndërkombëtar të afërt dhe të larmishëm.
Vizza profession libérale është mundësi për punonjës të pavarur dhe sipërmarrës të vegjël, duke ofruar fleksibilitet për punë në distancë. Franca ofron kujdes shëndetësor dhe konsiderohet shumë miqësore për familjet. Ka një nga normat më të larta të lindshmërisë në Europë, ndihmuar nga përfitime fiskale e kujdes fëmijësh me kosto të ulët. Një pengesë është mungesa e një vize të posaçme për nomadët digjitalë, çka e vështirëson qëndrimin afatgjatë për punonjësit në distancë.
Holanda
E njohur për mikpritjen ndaj të huajve, me infrastrukturë të shkëlqyer transporti publik, rrugë të dedikuara për biçikleta, përdorim të gjerë të gjuhës angleze dhe një ambient të favorshëm për sipërmarrësit. Për amerikanët e vetëpunësuar, viza DAFT ofron mundësinë për të jetuar e punuar në vend përmes regjistrimit të një biznesi dhe depozitimit të 4,500 eurove në një llogari bankare biznesi. Megjithatë, gjetja e banesës mbetet një sfidë për shkak të krizës së strehimit.
Denise Segler, u zhvendos në Holandë më 2024, në të 50-at e saj. E divorcuar e me fëmijë të rritur, e përqafoi këtë kapitull të ri për të ndërtuar jetën në kushtet e saj. Edhe pse vetëm disa muaj nga zhvendosja, ajo e ka ndjerë mikpritjen e vendasve dhe ka nisur të krijojë një rrjet të ri përmes eventeve të shumta të rrjetëzimit.
Shqipëria
U lejon shtetasve amerikanë të qëndrojnë deri një vit pa vizë. Me hyrje të lehtë e kosto të ulët jetese, është perfekte për punonjësit në distancë që kanë buxhet të kufizuar. Shumë amerikanë jetojnë në Tiranë, ku komuniteti i të huajve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Riviera shqiptare nuk duhet anashkaluar; bregdeti përgjatë Detit Jon ka disa nga plazhet e peizazhe të bukura në gjithë Europën. Shumë amerikanë e përdorin Shqipërinë si pikënisje të lehtë, duke qëndruar nga një deri në katër vjet përpara se të zhvendosen në destinacionin e tyre të radhës.