UBT News

Shqipëria nesër përballet me Lituaninë

Kombëtarja e Shqipërisë nesër do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të ballafaqohet me Lituaninë në udhëtim, në ora 18:00. Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Lituanisë.

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit, Lorenc Trashi dhe Taulant Seferi kanë dhënë dje një prononcim për Federatën Shqiptare të Futbollit pas ndeshjes me Kazakistanin. Në prononcimin e tij, Trashi u shpreh se ishte i kënaqur me lojën e tij dhe të grupit, pavarësisht se nuk u arritën 3 pikët. Mesfushori kuqezi theksoi se atmosfera në kombëtare përpara ndeshjes me Lituaninë është e mirë dhe se shpresojnë që të marrin 3 pikët.

Ndërsa Seferi u shpreh i lumtur që kishte marrë ftesë nga kombëtarja dhe theksoi se me të rinjtë që i janë bashkuar kombëtares, kualiteti është rritur./UBTNews

Exit mobile version