Një skuadër arbitrash shqiptarë do të jetë në qendër të vëmendjes në ndeshjen e radhës në Conference League, një kompeticion që do të nisë fazën e grupeve këtë të enjte. UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e mesjavës dhe ka besuar ndeshjen mes Heidenheim dhe Olimpija Ljubljana një arbitri shqiptar.
Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në këtë sfidë, e cila do të zhvillohet në orën 18:45. Ai do të asistojë nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, të cilët do të mbajnë rolin e asistentëve, ndërsa Eldorjan Hamiti do të shërbejë si gjyqtar i katërt.
Skuadra shqiptare e arbitrave do të jetë e plotë, pasi Kreshnik Barjamaj do të jetë në pozitat e VAR-it, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë asistent i VAR-it. Ky besim nga UEFA për arbitrimin shqiptar është një tjetër vlerësim për aftësitë e “bilbilave” shqiptarë, pas suksesit të një javë më parë, kur një treshe gjyqtarësh shqiptarë menaxhoi ndeshjen e Europa League mes AZ Alkmaar dhe Elfsborg.
Kjo ngjarje thekson rritjen e besueshmërisë ndaj arbitrave shqiptarë në nivel ndërkombëtar dhe tregon se ata po përfaqësojnë me dinjitet vendin në kompeticionet europiane. Ajo tregon gjithashtu përkushtimin e UEFA-s për të garantuar një standard të lartë në menaxhimin e ndeshjeve.
Kujtojmë se kjo është një mundësi e shkëlqyer për arbitrat shqiptarë për të treguar profesionalizmin e tyre dhe për të ndihmuar në zhvillimin e karrierave të tyre në arenën ndërkombëtare./UBTNews/