UBT News

Shqipëri, tre të vdekur, 295 raste të reja dhe 96 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19, një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

MSH-ja informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 295 raste të reja me SARS-CoV-2 nga 1 mijë e 413 testime.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, dhjetë raste në Krujë dhe Berat, nëntë raste në Elbasan dhe Lezhë, shtatë raste në Gjirokastër, gjashtë raste në Kurbin, pesë raste në Divjakë, katër raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, tri raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, dy raste në Has dhe Shijak, nga një rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive, nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version