UBT News

Shqipëri, nis testimi i shpejtë për COVID-19

Në Shqipëri nga sot nis testimi i shpejtë për personat që shfaqin simptoma të COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në dispozicion do t’i kenë 100 mijë teste të shpejta të sigurura, dhe si rrjedhojë do të rriten kapacitetet me të dy metodat e testimit.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkroi Manastirliu në Facebook./UBTNews

Exit mobile version