UBT News

Shqipëri, katër viktima e 306 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë kryer 1 mijë e 412 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave rezultuan 306 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, gjashtë raste në Mirditë, pesë raste në Durrës, nga katër raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, nga dy raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, nga një rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 qytetarë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version