UBT News

Shqipëri, gjashtë të vdekur dhe 503 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 503 raste të reja dhe 550 të shëruar.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version