Brenda 24 orëve në Shqipëri janë raportuar dhjetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Ndërsa bëhet e ditur se janë regjistruar 656 raste pozitive me COVID-19, dhe 321 të shëruar.
Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, katër pacientë janë të intubuar./UBTNews