Biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 të Nations League, janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do të jetë përsëri i mbushur me tifozë shqiptarë, të cilët do të mbështesin Kombëtaren kuqezi në këtë sfidë të rëndësishme.
Interesi për të ndjekur këtë ndeshje ka qenë jashtëzakonisht i lartë, dhe Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadium më 16 nëntor. Federata i fton tifozët të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive, duke treguar qytetari dhe respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Në të njëjtën kohë, Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë ata tifozë që nuk arritën të sigurojnë bileta për këtë ndeshje. Ajo i inkurajon ata të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren shqiptare, për të siguruar një mbështetje të fuqishme edhe në ndeshjet e ardhshme.
Të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë në këtë atmosferë mbështetjeje, për të ndihmuar ekipin tonë në rrugëtimin e tij në Nations League./UBTNews/