UBT News

Shqipëri, 4 viktima dhe rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Gatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në Shqipëri.

Ndërsa 4 persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një 57-vjeçar, një 75-vjeçar, një 72-vjeçar dhe një 88-vjeçar, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 81 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 4413 numrin e pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Exit mobile version