Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 19 pacientë të prekur me COVID-19. Shtatë qytetarë nga Tirana, dy nga Elbasani, dy nga Saranda, një nga Librazhdi, një qytetar nga Korça, një qytetare nga Pogradeci, një qytetare nga Vlora, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Kruja, një qytetar nga Berati, një qytetar nga Shijaku.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 744 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 16 mijë e 666 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, shtatë pacientë janë të intubuar./UBTNews