UBT News

Shqipëri, 17 viktima dhe 705 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 17 pacientë të infektuar me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 705 raste të reja nga 2 mijë e 186 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 528 qytetarë.

Aktualisht në katër spitalet Covid janë të shtruar 484 qytetarë, nga të cilët 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version