UBT News

Shqetësime për Artetën, kapiteni i Arsenalit iu nënshtrua testeve mjekësore te kombëtarja

Arsenali ka marrë një tjetër goditje pasi pas Bukayo Sakas edhe një tjetër lojtar i ‘Topçinjve’ duket se ka pësuar lëndim tek kombëtarja.

Gjatë pauzës së fundit të kombëtareve, kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, pësoi një lëndim në kyçin e këmbës duke ia pamundësuar që të kthehet në fushë.

Javën e kaluar, Bukayo Saka doli nga fusha duke çaluar në humbjen shokuese të Anglisë ndaj Greqisë me rezultat 2-1.

Sidoqoftë, një tjetër shqetësim i madh për Artetën është fakti se edhe Gabriel Martinelli u dërgua për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore për shkak të dhimbjes që po ndjente në kofshën e djathtë.

“Kjo mund t’i shqetësojë tifozët e Arsenalit, Gabriel Martinelli pati disa teste mjekësore mbrëmjen e djeshme pasi u ankua për dhimbje në kofshën e tij të djathtë. Martinelli është momentalisht pjesë e Brazilit teksa ata po përgatiten për ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Perusë të enjten. Ai do të vazhdojë të trajtohet nga ekipi mjekësor i Brazilit ndërsa ndeshja e ardhshme e Arsenalit është të shtunën ndaj Bournemouth”, ka raportuar “Sky Sports”.

Deri tani në sezonin 2024-2025, Martinelli ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar po aq asistime./UBTNews/

 

Exit mobile version