Futbollisti i skuadrës së Ballkanit, Lumbardh Dellova është dënuar me gjobë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ky dënim ka ardhur pasi lojtari në fjalë, pas ndërprerjes së ndeshjes Gjilani-Ballkani pas hyrjes në zhveshtore ka shqelmuar disa dyer dhe gjësende të tjera si dhe ka ofenduar gjyqtarët e takimit. Lojtari është dënuar me 400 euro gjobë dhe këtë pagesë duhet ta kryejë në një afat prej tetë ditësh.
Ky është vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor:
“Lojtari i ‘FC Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Pas ndërprerjes së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 400 euro . Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recedivist)”.