Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren.
Anëtarët e Këshillit shqyrtuan raportet e kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren, mandati i të cilit është pesëvjeçar.
Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtaren Shpresa Emra, kryetare të Gjykatës Themelore në Prizren, thuhet në njoftim.