UBT News

Shprehjet më të kërkuara në Google për vitin 2021

It's hard to imagine life without Google's search engine, but with Ottawa's plans to make tech giants pay for news they use on their platforms, it could become a reality.

Të mërkurën Google publikoi listën e përvitshme të fjalëve më të kërkuara. Çdo vit, kompania e teknologjisë i analizon se cilat shprehje u kërkuan më së shumti në krahasim me vitin paraprak. Këto pyetje dhe fraza që panë rritje të pazakontë në këtë motor kërkimi mund t’i tregojnë kompanisë se cilat informacione duhet të jenë më të qasshme.

Meqë vitin 2020 njerëzit e kaluan duke luftuar për mbijetesë dhe duke u munduar ta kuptojnë pandeminë globale, rezultatet e këtij viti shfaqin një rrëfim ndryshe për botën duke tentuar të rimëkëmben fizikisht, emocionalisht dhe në aspektin shoqëror.

“Njerëzit përmes Google po kërkojnë mënyra për t’u shëruar. Është një shenjë e mirë e shpirtit tonë elastik dhe globit që dëshiron të kthehet dhe të bëhet më mirë”, tha Hema Budaraju, drejtore e lartë e produkteve, shëndetit dhe ndikimit social të kërkimit në Google.

Në aspektin shëndetësor, kërkimet ishin kryesisht te vaksinimi, mirëqenia dhe ndihma ndaj të tjerëve.

Vaksinimi

Nëse viti 2020 ishte për testim, viti 2021 ishte rreth vaksinimit. Një vit i pandemisë ndikoi që njerëzit të bënin pyetje rreth menaxhimit të pandemisë deri te mbrojtja kundër tij me vaksina.

“Vitet e fundit, çështja rreth COVID-19 pushtoi kokat dhe zemrat e njerëzve”, deklaroi Budaraju.

“A u aprovua vaksina kundër koronavirusit?”, “A është e sigurt?”, “Si funksionon vaksina?”, “Sa vaksina janë në dispozicion?”, janë vetëm disa nga pyetjet që u bënë këtë vit.

Mirëqenia

Në vitin 2021, shprehja “pse ndihem keq?”, u kërkua më shumë sesa më herët dhe kishte një rritje prej 10% nga viti 2020, sipas të dhënave të brendshme të Google.

Ndihma ndaj të tjerëve

Sipas të dhënave të Google, u vu në fokus edhe ndihma ndaj të tjerëve. Përveç ndihmës për shëndetin mendor, u kërkuan edhe frazat sikurse “Si ta ndihmojë një shok?” dhe “Si ta ndihmojë që po pëson sulm paniku?”.

India veçanërisht u përball me COVID-19 këtë vit, dhe në pjesë të tjera të botës, njerëzit po pyesnin Google se si mund të ndihmonin./UBTNews

Exit mobile version