UBT News

Shpjegimi i Brad Pitt për Jennifer Aniston para se ta linte atë për Angelina Jolie

Sipas shoqes më të mirë të Jennifer Aniston, Courteney Cox, Brad Pitt bëri një rrëfim befasues në muajt e fundit të martesës së tyre – dhe kjo është shumë shqetësuese.

Jennifer Aniston ishte e ftuara e fundit në emisionin Ellen DeGeneres, emision ky i cili mori një fund emocionues mbrëmjen e së enjtes. 19 vjet më parë, Jennifer ishte e ftuara e parë e Ellen. Ato të dyja nuk e dinin se sa sukses do të ishte shfaqja e Ellen.

Me transmetimin e shfaqjes së fundit të Ellen, është një arsye e mirë për të kujtuar disa nga gjërat më dramatike që kanë mbushur jetën e dashurisë së Jennifer Aniston ndër vite.

Njëra është rrëfimi tronditës që bëri Brad Pitt përpara ndarjes së tyre disa muaj më vonë.

Kur Jennifer dhe Brad njoftuan ndarjen e tyre në janar të vitit 2005, shumë fansa të shqetësuar menduan se arsyeja ishte Angelina Jolie, për shkak të raportimeve të mediave.

“Për ata që ndjekin këto lloj gjërash, ne dëshirojmë të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i ndonjë spekulimi të raportuar nga mediat tabloide”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët, duke iu referuar thashethemeve se Brad ishte afruar me bashkë-yllin.

Dyshja dyshohet se kishin probleme për një vit, dhe sipas miqve, arsyeja e vërtetë e ndarjes ishte se oraret tepër të ngarkuara të punës, që e kishin bërë pothuajse të pamundur jetesën së bashku.

Gjithashtu, presioni për të qenë çifti perfekt, kur në realitet, ata ishin një burrë dhe grua mesatare, që lundronin në jetën e tyre dhe përjetonin ulje-ngritje.

Një burim i brendshëm tha për revistën People, “Ata humbën gradualisht veten si individë. Pavarësisht stilit të tyre të bukur të jetesës dhe të pasurit gjithçka që mund të dëshironin, ata nuk ishin të lumtur. Ata humbën ndjenjën e vetvetes”.

Megjithatë, shoqja më e mirë e Jennifer-it dhe bashkë-ylli i “Friends”, Courteney Cox zbuloi se kishte edhe një arsyje tjetër për ndarjen e tyre.

Pavarësisht nga mohimet e Brad për një lidhje me Angelinën, sipas Courteney ai e kishte paralajmëruar gruan e tij për ndjenjat e tij të forta për Angelina Jolie.

“Unë nuk mendoj se ai filloi një lidhje fizikisht, por mendoj se ai ishte tërhequr pas saj” tha ajo.

Ajo vazhdoi: “Kishte një lidhje dhe ai ishte i sinqertë për këtë me Jen. Shumicën e kohës, kur njerëzit tërhiqen nga njerëzit e tjerë, ata nuk e tregojnë. Të paktën ai ishte i sinqertë për këtë. Ishte një tërheqje që ai e luftoi për një periudhë kohore”./UBTNews/

Exit mobile version