UBT News

Shpërthimi i vullkanit La Palma – Sipas ekspertëve rezervat më të thella të magmës po bien

Aktiviteti sizmik është lehtësuar dhe emetimet e dioksidit të squfurit po bien, por shkencëtarët thonë se duhet të kalojë më shumë kohë përpara se të konfirmohet tendenca rënëse, përcjell UBT News.

Lava që rrjedh nga vullkani i ri në La Palma, në Ishujt Kanarie të Spanjës, po del më afër sipërfaqes, pasi rezervat e magmës në thellësi më të mëdha shterohen.

Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, Carmen López, tha se përbërja kimike e shtëllungës vullkanike, aktiviteti sizmik dhe ngritja e tokës, të gjitha treguan se sistemi që furnizon vullkanin me më shumë lavë po “lehtësohej” dhe se rezervat e magmës “po bëheshin më të vogla”.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se pjesa më e thellë e sistemit që ushqen vullkanin “po bëhet më pak aktive dhe ka më pak kapacitet për të siguruar magmë, për të ushqyer shpërthimin për më shumë kohë”, tha López.

Që nga fillimi i shpërthimit më 19 shtator, 984.85 hektarë tokë janë gëlltitur nga llava./UBTNews/

Exit mobile version