UBT News

​Shpërthim në kryeqytetin somalez, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Një person u vra dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën në një shpërthim bombe në kryeqytetin somalez Mogadisho të dielën. Sulmi ndodhi në lagjen Dharkinley të Mogadisho menjëherë pas namazit të pasdites, duke synuar një çajtore të mbushur me njerëz, tha një oficer policie për Anadolu.

Ai tha se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED) “që synonte klientët civilë”, duke shtuar se të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitale.

Mohamed Ahmed, një dyqanxhi aty pranë, tha për Anadolu se situata ishte kaotike dhe ai ka parë tetë persona të shtrirë në tokë të plagosur.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, grupi terrorist i lidhur me Al-Kaidën, Al-Shabaab, mori përsipër sulmet e fundit me bomba në Mogadisho.

Al-Shabaab, i cili ka zhvilluar një kryengritje kundër qeverisë somaleze për më shumë se 16 vjet, shënjestron rregullisht forcat e sigurisë, zyrtarët qeveritarë dhe civilët,

Exit mobile version