UBT News

Shpërthim i ri i Covid-19 në Kinë, më i keqi pas Wuhanit

Një shpërthim i ri i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez të Nanjing është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, derisa mediat shtetërore e cilësojnë si “shpërthimi më i keq pas Wuhanit”.

Gati 200 njerëz janë infektuar që kur virusi u zbulua për herë të parë në aeroportin shumë të ngarkuar të qytetit më 20 korrik.

Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Nanjingut do të pezullohen deri më 11 gusht, ka thënë Global Times duke e cituar një burim.

Zyrtarët kanë nisur testimin në të gjithë qytetin mes kritikave për “dështimin” e tyre.

Të gjithë 9.3 milionë banorët e qytetit, përfshirë vizitorët, do të testohen.

Exit mobile version