Dy persona kanë marrë lëndime pas një shpërthimi në rafinerinë e quajtur Petromidia, në Rumani.
Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi të premten rrezikon të shkaktojë zjarre të reja, derisa ministri i Mjedisit, Tanzos Barna, ka paralajmëruar pasoja të mëdha në ambient.
Retë e tymit po lëvizin drejt detit, derisa ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe autoritetet policore kanë dalë në vend të ngjarjes.