Së paku 15 persona kanë vdekur pas shpërthimit të vullkanit në Republikën Demokratike të Kongos, i cili shkatërroi më shumë se 500 shtëpi.
Mali Nyiragongo e bëri qiellin të kuq dhe nxori një lumë llave të shtunën, por u ndal larg Gomës, një qytet me dy milionë banorë në jug të vullkanit.
Thuhet se nëntë nga viktimat vdiqën në aksident trafiku, teksa njerëzit po iknin.
Katër të tjerë vdiqën pasi u përpoqën të iknin nga burgu, ndërsa dy nga ta u dogjën për vdekje, tha një zyrtar i Qeverisë./UBTNews