UBT News

Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa i Hawaiit, ka shpërthyer për herë të parë pas gati 40 vjetësh.

Llava është lokalizuar në perimetrin e parashikuar, mirëpo banorët e zonave në afërsi janë paralajmëruar për rrezikun e hirit vullkanik.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) ka thënë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt.

Sipas autoriteteve amerikane, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë prej vitit 1843.

Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawaiit, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan./UBTNews/

Exit mobile version