Ministria e Shëndetësisë, ka filluar sot shpërndarjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave përfituese: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan, të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS.
“Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347.490 Euro dhe ato do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ministria thonë se do të mbështesin në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emergjente në qendrat shëndetësore të vendit.