Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi ka konfirmuar se radhët e gjata të qytetarëve para objektit të Komunës së Re janë si shkak i shpërndarjes së 400 pakove ushqimore për familjet me asistencë sociale, si masë për menaxhimin e pandemisë.
“Sot shpërndahen rreth 400 pako ushqimore për familjet ne asistence sociale. Të ftuara janë 400 familje nga Bregu i Diellit, dhe kjo po shkakton edhe tollovinë”.
Tutje, ai shtoi se Intraneti si dhe sistemet softuerike nuk janë duke funksionuar mirë që nga dita e djeshme dhe se për këtë arsyeje janë shkaktuar tollovi dhe radhë të gjata.
“Intraneti si dhe sistemet softuerike nuk janë duke funksionuar mire qe nga dita e djeshme, dhe kjo vazhdon edhe sot. Ka ngadalësime te sistemeve (te cilat janë nen mbikëqyrje të MPBA dhe MAPL) përmes të cilave i ofrojmë shërbimet qytetarëve”.