UBT News

​Shpaloset projekti i ri për stadiumin “Zahir Pajaziti”

Stadiumi “Zahir Pajaziti” shumë shpejtë do të bëhet me kapacitet më të madh të ulëseve po edhe me mbuloja për tribunat e tribunave. Kështu është zbuluar pas një takimi që drejtuesit e kësaj skuadre kanë pasur me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte shpalosja e projektit të ri të Arenës “Zahir Pajaziti” ku parashihet vendosja e mbulojës së stadiumit, rritja e kapacitetit të ulëseve dhe ndërtimi i tribunës lindore, me ç’rast Kryetari Bulliqi u zotua se së bashku me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport do ta mbështesin që Arena “Zahir Pajaziti” të merr pamje edhe më të bukur”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version