UBT News

Shpallet lista e artistëve pjesëmarrës në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH

Janë zbuluar emrat e artistëve që do të marrin pjesë në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të fundvitit në Shqipëri.

Komisioni Përzgjedhës, nën drejtimin artistik të Elhaida Dani, ka shpallur listën me 28 këngëtarë që do të ngjiten në skenë këtë edicion.

Ky vit sjell përzierje interesante mes emrave të njohur të muzikës shqiptare, rikthimeve të rëndësishme dhe zërave të rinj që do të kenë mundësinë të debutojnë në festival, duke e përdorur si trampolinë drejt një karriere muzikore më të gjerë.

Ndër artistët pjesëmarrës spikasin Fifi, e cila do të performojë në duet me Tiri Gjocin, pas bashkëpunimeve që kanë pasur më herët.

Në garë do të jetë edhe Alis, i renditur në vendin e tretë në Festivalin e kaluar me “Mjegull”, si dhe Vedat Ademi, që rikthehet pas disa vitesh mungesë. Në listë gjenden gjithashtu Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, rikthehen Lorenc Hasrama, Luna Çausholli dhe Kleansa Susaj. Një tjetër rikthim është grupi 2 Farm, i njohur për energjinë e tyre skenike.

Festivali do të mirëpresë edhe talente të reja, si Egzon Pireci nga Prizreni, i cili ka nisur rrugëtimin që në fëmijëri, dhe Inis Neziri, e njohur për publikun si një zë i fuqishëm. Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe Threex, Sihana Haxhnikaj, Savjana Vjerdha, Sara Kapo, Rigersa Loka, Rezarta Smaja, Malvina Likaj, Kimi, Ghiti dhe Endri Kaçaçi.

Një surprizë e këtij edicioni është aktori Erand Sojli, i cili këtë herë do të ngjitet në skenë në rolin e këngëtarit.

Festivali i 64-t i Këngës në RTSH do të zhvillohet përgjatë katër netëve, nën drejtimin artistik të Elhaida Danit. Dy netët e para do të jenë konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet Nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë Finalja e Madhe.

Ashtu si vitin e kaluar, gjatë nëntort pritet të publikohen këngët konkurruese, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më herët me krijimet muzikore të këtij edicioni.

Lista e plotë e artistëve pjesëmarrës në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH:

2 Farm

Alis

Egzon Pireci

Endri Kaçaçi

Enxhi Nasufi

Erand Sojli

Erik Lloshi

Evi Reçi

Fifi & Tiri Gjoci

Frensi

Gerta Mahmutaj

Ghiti

Gresa Gjocera & Bledi Kaso

Inis Neziri

Kamela Islamaj

Kimi

Kleansa Susaj

Lorenc Hasrama

Luna Çausholli

Malvina Likaj

Rezarta Smaja

Rigersa Loka

Sara Kapo

Savjana Vjerdha

Sheila

Sihana Haxhnikaj

Threex

Vedat Ademi

/A.Z/UBT News/

Exit mobile version