UBT News

Shpallet fajtor njeriu që organizoi fluturimin e Emiliano Sala

David Henderson u shpall përfundimisht fajtor për aksidentin vdekjeprurës të avionit që po transportonte sulmuesin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson nga Franca në Uells.

Ai u shpall fajtor në gjykatën e Cardiff Crown sot në mëngjes.

Futbollisti 28-vjeçar Sala dhe piloti David Ibbotson, 59 vjeç, vdiqën kur avioni me të cilin po fluturonin u rrëzua në Kanalin Anglez në janar të 2019.

Ibbotson, të cilin Henderson e punësoi në vend të tij, nuk kishte një licencë piloti komercial, nuk i lejohej të fluturonte natën dhe kishte leje të skaduar për të fluturuar aeroplanin me një motor.

Exit mobile version