Filmit të Animuar “ANIBAR”Sot, u përmbyll programi dhe aktivitetet e planifikuara për shtatë ditët e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “ANIBAR”.
Pjesë e programit të këtij edicioni kanë qenë 165 filma, të cilat janë shfaqur në platformën online.anibar.org dhe do të vazhdojnë të shfaqen deri më 30 gusht.
Si në edicionet e tjera filmat janë ndarë në kategori garuese, jo garuese dhe filma të metrazhit të gjatë. Ndërkohë, pjesë e garës kanë qenë 135 filma.
Juria ndërkombëtare, e përbërë nga Clémence Bragard, Yves Nougaréde, Joanna Priestley, ka ndarë çmimet për kategorinë e Filmave Ndërkombëtar, Ballkanit dhe të Drejtave të Njeriut.
Juria studentore, e përbërë nga Djellza Bullaku, Doki Qerimi, Elvira Thaqi, Qendrim Hoxhaj, Nita Xerxa nën mentorimin e Annegret Richter kanë ndarë çmimet për filmat garues në kategorinë e Filmave Studentor dhe atë të Video Animacionit Muzikor.
Filmat fitues të këtij edicioni janë:
Në kategorinë ndërkombëtare: Acid Rain
Special Mention:
Flesh
Just A Guy
Average happiness
Në kategorinë studentore: Un diable dans la poche
Special Mention:
In Orbit
Gravedad
Në kategorinë e Ballkanit: All those sensations in my belly
Special mention: Arka
Në kategorinë e të drejtave të njeriut: Umbilical
Special Mention: Migrante
Në kategorinë e video animacionit muzikor:Kishi Bashi – Violin Tsunami
Special Mention:
Christmas Morning
The Turning Point