UBT News

“Shotgun Wedding”, pushton kinematografinë vitin e ardhshëm

“Shotgun Wedding”, një komedi romantike, ku shkëlqejnë yjet Jennifer Lopez dhe Josh Duhamel, do ta ketë premierën vitin e ardhshëm. Sipas njoftimit, ky film do të lansohet më 29 qershor të vitit 2022.

Në këtë film, Lopez që njihet me rolin e Darcy-t dhe Duhamel me rolin e Tom, bashkohen për një dasmë.

Armie Hammer ishte paraparë të luante në këtë film përkrah Lopez, por ai u tërhoq nga filmi në janar, për shkak të dyshimeve për abuzim seksual.

Në film luajnë edhe yjet Jennifer Coolidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin./UBTNews

Exit mobile version