UBT News

Shorti i Ligës së Kampionëve rikthen edhe njëherë rivalitetin Ronaldo-Messi

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës, për fazën e grupeve.

Shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me vete ka sjellë shumë duele interesante, por ajo që merr vëmendjen është dueli interesant mes Barcelonës dhe Juventusit, që do të bëjë bashkë edhe njëherë rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Në grupin A është pozicionuar Bayern Munich, i cili do të ketë punë me Atletico Madridin e Diego Simeone’s, Salzburgun dhe Lokomotivën e Moskës.

Grupi B ka sjellë Real Madridin, kampionin e Spanjës, dhe Interin e Antonio Contes, që do të kenë punë me Shakhtar Donetsk’in dhe Borussia Monchegladbach’un.

Grupi C sjellë me vete Manchester City’n e Guardiolas që do të përballet me kampionin e Portugalisë Porton, Olympiacos dhe Marseille.

Në grupin D është pozicionuar Liverpool, që do të ketë punë me Ajax, Atalanta dhe Midtjylland.

Chelsea i Frank Lampard është vendosur në grupin E sipas shortit, që do të takohet me Sevillan, Krasnodar dhe Rennes.

Grupi më interesant dhe që ka marrë vëmendjen është grupi F, ku Juventusi i Ronaldos do të përballet me Barcelonën e Messit, që do të përcjellen nga Dynamo Kiev dhe Ferencvaros.

Në grupin H, është vendosur PSG dhe Manchester United, që do ta kenë të vështirë përballjen me RB Leipzig dhe Basaksehir.

Vlen të theksohet se Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia kanë nga katër skuadra pjesëmarrëse në grupe, ndërkaq pas tyre renditet Franca dhe Rusia me nga tri ekipe të tjera dhe dy skuadra vijnë nga Ukraina.

Portugalia, Belgjika, Holanda, Austria, Turqia, Danimarka, Greqia dhe Hungaria përfaqësohen me nga një ekip në garën më të madhe evropiane për klube.

Grupet e plota:

Grupi A: Bayern Munich, Atletico Madrid, RB Salzburg, Lokomotiva Moskë.

Grupi B: Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Inter, Borussia Moenchegladbach.

Grupi C: Porto, Manchester City, Olympiacos, Marseille.

Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta, Midtjylland.

Grupi E: Sevilla,Chelsea, Krasnodar, Rennes.

Grupi F: Zenit, Borussia Dortmund, Lazio, Club Brugge.

Grupi G: Juventus, Barcelona, Dynamo Kiev, Ferencvaros.

Grupi H: PSG, Manchester United, RB Leipzig, Basaksehir./UBTNews

Exit mobile version