Është hedhur shorti i fazës së play-offit të Ligës së Evropës, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre me të cilët do të zhvillojnë ndeshje për të siguruar biletën drejt fazës së grupeve të kësaj gare.
Pjesë e këtij shorti ishte edhe skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, e cila nëse arrin të eliminojë Shamrock Rovers, ka mësuar kundërshtarin e radhës.
Nëse Shkupi korr fitore, atëherë do të përballet me skuadrën humbëse të takimit mes Qarabag dhe Ferencvarosit.
Po ashtu, ndeshje e vështirë do të jetë ajo për futbollistët shqiptarë të Zurich, të cilët në rast fitoreje kundër Linfield do të përballen me skocezët e Heart.