UBT News

Shorti i Ligës së Evropës, priten sfida tejet interesante

Pas shortit të Ligës së Kampionëve që do të hidhet nga ora 12:00, sot do të hidhet edhe shorti për garën e dytë më të rëndësishme evropiane, Ligës së Evropës.

Tetë skuadrat e rëna nga Liga e Kampionëve do të përballen me tetë të tjerat që kanë përfunduar të dytat në grupet e Ligës së Evropës.

Priten sfida mjaftë interesante duke ditur faktin se skuadra të mëdha evropiane janë bërë pjesë e këtij kompeticioni pasi nuk dolën nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Këto janë skuadrat që marrin pjesë në short: PSV, Roma, Manchester United, Nantes, Rennes, Union Berlin, Midtjyland, Monaco, Ajax, Barcelona, Salsburg, Sevilla, Leverkusen, Sporting, Shakhtar Donetsk, Juventus.

Exit mobile version