UBT News

​Shorti i Kupës së Botës 2026 hidhet sot në Uashington

Në Uashington sot hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha ekipet e kualifikuara që presin të mësojnë rivalët e tyre.

Ceremonia nis në orën 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të përcaktojë mënyrën si ndahen grupet nga A deri në L për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Dymbëdhjetë ekipet evropiane tashmë të kualifikuara mes tyre Spanja, Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, Holanda dhe Skocia presin të shohin se në cilin grup do të përfundojnë. Ndërkohë, katër vende të tjera evropiane do të përcaktohen përmes play-off-eve që zhvillohen në mars 2026, ku përfshihet edhe Kosova.

Shorti do të vendosë fillimisht ekipet e vazo­s së parë, ku janë tre vendet pritëse si dhe superfuqitë e futbollit botëror. Më pas procedura vazhdon me vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, ku ndodhen shumë skuadra që ende shpresojnë t’i bëjnë surprizë turneut.

Ky short shënon nisjen e rrugëtimit final drejt Kupës së Botës 2026, turneut më të madh në historinë e futbollit me 48 skuadra pjesëmarrëse. Fansat në gjithë botën presin me padurim të marrin vesh përballjet e para dhe historitë që do të sjellë ky edicion./S.K/KP/

Exit mobile version