UBT News

Shorti e vë përballë Cityt, Salihamidzic: Sërish një finale e vogël

MUNICH, GERMANY - AUGUST 27: Sporting Director Hasan Salihamidzic of Bayern looks on prior to the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Mönchengladbach at Allianz Arena on August 27, 2022 in Munich, Germany. (Photo by Markus Gilliar - GES Sportfoto/Getty Images)

Në Nyon të Zvicrës sot u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, i cili prodhoi duele tejet interesante.

Njëra nga përballjet që do të tërheqë më së shumti vëmendje është ajo mes kampionit anglez dhe kampionit gjerman, Manchester City dhe Bayern Munich.

Tani, këtë short e ka komentuar edhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, i cili tha se kjo përballje edhe një finale e vogël.

“Më pëlqen të luaj kundër skuadrave të mira. Djemtë tanë janë shumë të fokusuar atje. Ky është një çift mes dy top skaudrave. Është një kundërshtar i fortë, për mendimin tim më i forti. Është sërish një finale e vogël. Pas Parisit, kjo është sërish një skuadër që ka shumë cilësi. Ata fituan shumë bindshëm kundër Leipzig. Do ta shohim sërish Pep Guardiolën. Mezi pres ndeshjet”, tha Salihamidzic.

Të gjashtë takimet e Cityt me Bayernin erdhën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve midis shtatorit të vitit 2011 dhe nëntorit të vitit 2014. Secila skuadër numëron tre fitore; Bayern fitoi 1:0 në Mynih në ndeshjen e raundit të parë në 2014/15 dhe City triumfoi 3:2 në Manchester në xhiron e pestë.

Exit mobile version