UBT News

​Short i vështirë për Kosovën në Botërorin 2026

Në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Me këtë rast kundërshtarët e saj i ka mësuar edhe Kombëtarja e Kosovës në futboll. “Dardanët” në fazën e grupeve do të ballafaqohen me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë në kuadër të grupit B

Gjithsejtë 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Exit mobile version