Zyra e kryeministrit ka njoftuar se është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të Ndërmarrjeve Publike.
Nga kjo zyre treguan se pjesë në përzgjedhje mund të marrin edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Komunikata e plotë:
Zyra e Kryeministrit është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike si; Posta e Kosovës Sh.A., Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Sh.A. Gjilan dhe Trepça Sh.A.
Në ditët në vijim komisionet rekomanduese të emëruara me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit do të fillojnë me shqyrtimin e CV-ve (aplikacioneve) të kandidatëve për anëtarë të bordeve drejtuese dhe do të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të kandidatëve për t’u intervistuar.
Me qëllim të rritjes së transparencës së këtij procesi, të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara në Kosovë, janë ftuar nga Zyra e Kryeministrit që të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike të lartcekura.
Deri më tani, disa organizata të shoqërisë kanë emëruar përfaqësuesit e tyre dhe kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje në monitorim të këtij procesi.
Për Organizatat që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi dhe ende se kanë bërë, mund të dërgojnë emrin e personit/ave kontaktues në adresën e kontaktit: nagip.tahiri@rks-gov.net apo edhe të kontaktoni për ndonjë sqarim në numrat e telefonit 03820014400 dhe 03820014334.