Gjithsej 85 atletë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, sipas një raporti të ri nga Shoqata Palestineze e Futbollit.
Shoqata thotë se shifra përfshin 55 futbollistë – 18 prej tyre fëmijë – dhe 30 atletë nga sportet e tjera.
Tre atletë palestinezë janë arrestuar gjithashtu në Bregun Perëndimor, sipas shoqatës.
Ndërkohë, nëntë objekte sportive janë shkatërruar, sipas raportit të shoqatës, të publikuar fillimisht nga agjencia palestineze e lajmeve, WAFA./UBTNews/